Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë

Izraeli ka kryer një sulm masiv ndaj asaj që tha se është selia qendrore e Hezbollahut - që është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – në periferi të Bejrutit, teksa një televizion izraelit tha se lideri i grupit, Hassan Nasrallah, ishte caku i sulmit. Sulmi ndodhi pak pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi në Kombet e Bashkuara se veprimet ndaj organizatës, të shpallur terroriste, nuk do të ndalen.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha më 27 shtator se forcat izraelite shënjestruan selinë kryesore të Hezbollahut, që gjendet në mesin e ndërtesave të banimit, pas raportimeve për shpërthime të mëdha dhe zjarr në atë zonë.
"Disa minuta më parë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kryen sulme precize në selinë qendrore të organizatës terroriste Hezbollah... duke ndërmarrë veprim të nevojshëm për të mbrojtur popullin tonë, në mënyrë që familjet izraelite të mund të jetojnë të sigurt në shtëpitë e tyre".
Ushtria izraelite më pas tha se ka kryer sulme të mëtejme ndaj Hezbollahut, pas sulmeve fillestare në selinë e grupit, duke shtuar se po vazhdon të "degradojë dhe shkatërrojë" aftësitë e Hezbollahut.
Ka spekulime lidhur me vendndodhjen e Nasrallahut dhe gjendjen e tij pas sulmit, edhe pse ende nuk ka informacione zyrtare për të.
Ushtria izraelite nuk ka konfimuar se Nasrallah ishte cak i sulmit të tyre.
Një zyrtar i lartë izraelit tha për Reuters se "është herët" të thuhet nëse Nasrallah është goditur gjatë sulmit.
Ky zyrtar tha se "shpreson" që Izraelit nuk do t'i duhet të kryejë operacion tokësor në Liban, por nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.
I udhëhequr nga Nasrallahu, Hezbollahu – që mbështetet nga Irani – ka zhvilluar raporte të ngushta edhe me bashkëpunëtorët e tjerë dhe grupet e tjera të armatosura që mbështeten nga Teherani, duke iu ndihmuar në trajnimin e luftëtarëve.
Televizioni Al-Manar, që udhëhiqet nga Hezbollahu, tha se të paktën katër ndërtesa ishin shkatërruar gjatë sulmit, duke raportuar për numër të madh të viktimave. Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se dy persona janë vrarë dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur.
Në videot e publikuara në internet është parë shkatërrim i madh.
Shahan Kandaharian, kryeredaktor i të përditshmes në gjuhën armene, Azdak, në Bejrut, tha se kishte dëgjuar shpërthime të fuqishme.
"Mësuam se ishte një sulm ajror në selinë e Hezbollahut, që gjendet në periferi, në jug të Bejrutit", tha ai për Radion Evropa e Lirë.
"I gjithë qyteti po dridhej. Isha në zyrë dhe mund të dëgjoheshin shumë qartë shpërthimet. Dëgjova dhjetë shpërthime të njëpasnjëshme", shtoi ai, duke theksuar se "ishte një sulm i rëndë ajror".
Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të njoftuara paraprakisht për sulmin e Izraelit.
“SHBA-ja nuk ka qenë e përfshirë në këtë operacion dhe ne nuk kemi pasur paralajmërim paraprak”, tha ajo për gazetarët.
Më herët, Netanyahu lëshoi një paralajmërim të fuqishëm ndaj Iranit gjatë adresimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 27 shtator, duke thënë se “nuk ka vend” në Iran, që Izraeli nuk mund të arrijë nëse Republika Islamike vazhdon të tentojë ta sulmojë Izraelin.
Ai tha po ashtu se "ne do të vazhdojmë ta degradojmë Hezbollahun, derisa të arrijmë qëllimet tona".
Teksa kryeministri izraelit nisi fjalimin e tij, disa delegacione – përfshirë atë të Iranit – u larguan nga mbledhja në OKB në shenjë proteste, ndërsa shumë nga të pranishmit në sallë ose duartrokitën ose brohoritën me zemërim.
Pas Netanyahut, në OKB folën përfaqësuesit e Sllovenisë dhe Pakistanit, të cilët i bën thirrje udhëheqësit izraelit të ndalë luftën në Rripin e Gazës kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ai tha se nuk kishte planifikuar të mbante fjalim këtë vit në OKB, por pasi kishte dëgjuar “gënjeshtra ndaj shtetit tim nga shumë folës në këtë podium, vendosa të vij këtu dhe të tregoj të vërtetën”.
Netanyahu më pas u përqendrua te Irani, të cilin e fajësoi për “organizimin” e shpërthimit të dhunës aktuale në Lindjen e Mesme.
“Kam një mesazh për tiranët e Teheranit: Nëse na godisni, ne do t’iu godasim. Nuk ka asnjë vend në Iran që dora e gjatë e Izraelit nuk mund ta arrijë, dhe kjo është e vërtetë për mbarë Lindjen e Mesme”, tha Netanyahu.
Ai kërkoi që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të vendosë sanksione ndaj Teheranit, në mënyrë që Irani të mos sigurojë armë bërthamore, duke shtuar se Izraeli do të bëjë “gjithçka që ka në dorë” që një gjë e tillë të mos ndodhë.
Netanyahu e mbajti këtë fjalim pas një përpjekjeje diplomatike nga SHBA-ja, Franca dhe aleatët e tjerë perëndimorë, të cilët po kërkojnë një armëpushim 21-ditor përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit, teksa bombardimet izraelite ndaj Hezbollahut – që mbështetet nga Irani – janë intensifikuar gjatë kësaj jave.
Hezbollahu, që Izraeli thotë se ka gjuajtur qindra raketa në territorin e tij gjatë këtij viti, është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq BE-ja e ka sanksionuar krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë Hezbollah, që ka ulëse në Parlamentin libanez.
Më 27 shtator, Izraeli tha se shënjstroi selinë e Hezbollahut në jug të Bejrutit, pas raportimeve se kishte pasur shpërthime në atë zonë.
Luftimet, që janë intensifikuar, kanë vrarë qindra persona, sipas zyrtarëve shëndetësorë libanezë, teksa dhjetëra mijëra të tjerë janë zhvendosur.
Nga frika se konflikti do të përhapet në mbarë Lindjen e Mesme, Uashingtoni ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim do ta bënte edhe më të vështirë për civilët nga të dyja palët që të kthehen në shtëpitë e tyre./ REL
Të fundit
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56