Flash News

Bota

Japonia emëron një grua si presidente të Lojërave Olimpike

Japonia emëron një grua si presidente të Lojërave Olimpike

Seiko Hashimoto është emëruar presidentja e ardhshme e Lojërave Olimpike të Tokyo 2020, pasi paraardhësi i saj u largua për shkak të komenteve seksiste.

Ish-Ministrja ka përfaqësuar vetë shtatë herë Tokion në Lojërat Olimpike, pasi ka konkurruar si një çikliste dhe patinatore, shkruan BBC.

Ish-shefi, Yoshiro Mori dha dorëheqjen pas një reagimi të ashpër, pasi u citua të thoshte se “gratë flasin shumë”. Fillimisht u propozua një tjetër udhëheqës mashkull për ta zëvendësuar atë, por kjo gjithashtu u prit me protesta.

 Bordi i Komitetit Olimpik Japonez aktualisht ka 24 anëtarë, pesë prej të cilëve janë gra. Mori kishte komentuar më herët që nëse numri i anëtarëve femra të bordit rritet, ata do të duhet të "sigurohen që koha e tyre e të folurit të kufizohet disi, pasi ata nuk do të pushojnë së foluri, gjë që është e bezdisshme".

 Ai më vonë kërkoi falje për "deklaratën e tij të papërshtatshme" dhe shtoi se përparësia ishte të siguroheshin që Lojërat Olimpike të mbaheshin në korrik, me apo pa atë në krye.

Të fundit