Flash News

Bota

Jep dorëheqjen ministri i Jashtëm ukrainas

Jep dorëheqjen ministri i Jashtëm ukrainas

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, dha dorëheqjen të mërkurën, siç njoftoi kryetari i parlamentit, Ruslan Stephanchuk.

Ai gjithashtu theksoi se kërkesa për dorëheqje do të diskutohej nga deputetët, një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr  Zelensky tha se po bëhen ndryshime në qeveri për ta forcuar atë dhe për të arritur qëllimet e kërkuara të vendit.

“Do të ketë një sërë ndryshimesh në kabinet si dhe në zyrën e presidentit”, tha dje presidenti ukrainas, duke theksuar se ndryshimet në fjalë do të ndodhin brenda vjeshtës.

Të martën, Stefanchuk bëri të ditur se dorëheqjen e kanë dorëzuar zëvendëskryeministrja për Integrimet Evropiane dhe Euroatlantike, Olia Stefanisina, si dhe zëvendministrja për riintegrimin e territoreve të pushtuara përkohësisht, Irina Vereschuk.

Të fundit