Bota

Karikatura e Erdogan në revistën “Charlie Hebdo”, reagon ashpër Turqia: Betejë ligjore dhe diplomatike

Karikatura e Erdogan në revistën “Charlie Hebdo”, reagon

Autoritetet e Turqisë njoftuan se do të marrin të gjitha masat diplomatike dhe ligjore si reagim ndaj karikaturës së presidentit Rexhep Erdogan në revistën satirike javore “Charlie Hebdo”.

Zyrtarë të lartë turq e kanë dënuar karikaturën e publikuar nga revista e njohur, duke e cilësuar atë si përpjekje neveritëse për përhapje të racizmit kulturor dhe urrejtjes, shkruan Reuters.

“Populli ynë nuk duhet të ketë dyshim se të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë dhe diplomatikë do të merren kundër karikaturës në fjalë. Beteja jonë kundër këtyre hapave fyes dhe qëllimkëqij do të vazhdojnë deri në fund, me arsye por me vendosmëri”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë për Komunikim.

Marrëdhënia mes dy shteteve u acarua pas vrasjes së një mësuesi francez që publikoi një karikaturë të profetit Muhamed para nxënësve.

 

Ditari politik

Të fundit