Flash News

Bota

Khamenei i Iranit kritikon Izraelin për vrasjen e Nasrallahut të Hezbollahut

Khamenei i Iranit kritikon Izraelin  për vrasjen e Nasrallahut të

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei u ka bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën që të bashkohen dhe të qëndrojnë pranë popullit të Libanit dhe Hezbollahut krenar, pas raportimeve për vrasjen e liderit të grupit libanez Hassan Nasrallah në një sulm ajror izraelit të premten.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën pas pretendimit të Izraelit për vrasjen e Nasrallah, Khamenei e përshkroi politikën e Izraelit si "shkurtërpamës" dhe i quajti sulmet vdekjeprurëse në Liban "kriminale".

"Kriminelët sionistë duhet të dinë se janë shumë të dobët për të qenë në gjendje të shkaktojnë ndonjë dëm të konsiderueshëm në strukturën e fortë të Hezbollahut të Libanit. Masakra e popullit të pambrojtur në Liban edhe një herë … vërtetoi politikën dritëshkurtër dhe budallaqe të liderëve të regjimit uzurpues”, tha ai në një deklaratë.

 

 

Të fundit