Flash News
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Konfirmojnë autoritetet franceze: Në gomonen e fundosur mbrëmë humbën jetën 8 persona
Tetë persona kanë humbur jetën gjatë natës teksa përpiqeshin të kalonin Kanalin nga Franca në Angli, tha policia franceze, shkruan BBC.
Shërbimet e shpëtimit u alarmuan pasi anija u fut në vështirësi në ujërat në veri të Boulogne-sur-mer në rajonin verior Pas-de-Calais pas orës 01:00 me kohën lokale (00:00 BST).
Gomonia kishte rreth 50 persona në bord dhe filloi të fundosej jo shumë kohë pasi u largua nga bregu.
Roja bregdetare franceze tha se anija u pa duke u nisur drejt një plazhi në qytetin e Ambleteuse, por ekipet e shpëtimit nuk mundën të ofronin ndihmë nga deti.
Në plazh, shërbimet e urgjencës ofruan kujdes për 53 persona dhe konfirmuan se tetë kishin vdekur, tha roja bregdetare. Asnjë person tjetër nuk u gjet gjatë kërkimeve në det.
Ngjarja vjen më pak se dy javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën kur një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në atë që ishte humbja më vdekjeprurëse në Kanal këtë vit.
Ka pasur një sërë tentativash kalimi përmes Kanalit në dy ditët e fundit prej motit më të qetë.
Autoritetet detare franceze thanë se 200 persona u shpëtuan në një periudhë 24-orëshe të premten dhe të shtunën.