Flash News

Bota

Kongresi amerikan certifikon fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2024

Kongresi amerikan certifikon fitoren e Donald Trump në zgjedhjet

Kongresi Amerikan ka certifikuar zyrtarisht fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, pas një procesi të qetë të numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila kryesoi procesin si presidente e Senatit, njoftoi përfundimin e numërimit dhe certifikimin e rezultateve, pa kundërshtime apo shqetësime.

Në përputhje me ligjin, kjo deklaratë është e konsideruar përfundimtare dhe ka vlefshmërinë e një akti juridik që e bën Trump dhe kandidatin e tij, Mike Vance, fitues të zgjedhjeve, me 312 vota elektorale. Pavarësisht humbjes, Kamala Harris dhe kandidati i saj, guvernatori i Minesotës, Tim Walz, siguruan 226 vota elektorale.

Në një video-mesazh të regjistruar përpara certifikimit, Harris theksoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit, duke e quajtur këtë një nga parimet më themelore të demokracisë amerikane.

Të fundit