Flash News

Bota

Kreu i CDU Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë

Kreu i CDU Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e

Friedrich Merz është zgjedhur kancelari i ri i Gjermanisë pasi fitoi në raundin e dytë nga votimet në parlamentin e vendit.

Ai dështoi papritur në votimin e parë parlamentar të martën në mëngjes.

Në raundin e parë Merz mori 310 vota, 6 më pak se sa duhet për t'u zgjedhur Kancelar, kurse në raundin e dytë, mori 325 vota në Bundestag, shkruan Skynews

Merz, udhëheqësi i konservatorëve CDU/CSU të vendit, është bërë kancelari i 10-të që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Edhe pse konservatorët fituan zgjedhjet me 28.5 për qind të votave, ata kishin nevojë për një partner për të formuar qeveri shumice.

Të hënën, ata nënshkruan një marrëveshje koalicioni me SPD-në, e cila kishte dalë me rezultatin më të dobët në historinë e saj pas Luftës së Dytë Botërore, vetëm 16.4 për qind.

Aleanca CDU/CSU e udhëhequr nga Merzi dhe partneri në koalicion, Partia Socialdemokrate (SPD), janë zotuar se do ta ringjallin ekonominë e dobësuar dhe se do ta rindërtojnë ushtrinë në një kohë kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka vënë në dyshim të ardhmen e sigurisë dhe lidhjeve tregtare transatlantike.

Merz gjithashtu është zotuar se do ta frenojë emigracionin e parregullt dhe se do ta ndalë rritjen e partisë kundër emigracionit, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila doli në vend të dytë në zgjedhjet e parakohshme të shkurtit.

Merz, i cili ka përvojë të madhe në biznes, por zero përvojë në poste drejtuese qeveritare, në ceremoninë e nënshkrimit të së hënës premtoi "qeverisje të fortë, të besueshme dhe të planifikuar mirë".

Të fundit