Flash News

Bota

Kundërshtoi urdhrin e gjykatës dhe u dënua me burg, ish-presidenti: Afrika e Jugut po rrëshqet drejt sundimit të aparteidit

Kundërshtoi urdhrin e gjykatës dhe u dënua me burg,

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma iu ka thënë përkrahësve të tij se do të apelojë një dënim me burg 15-mujor, ndërsa ka sulmuar gjyqtarët që e dhanë vendimin, duke i krahasuar ata me sundimtarët e pakicës së bardhë të aparteidit, që ai luftoi dikur.

Aparteidi, i referohet një sërë ligjesh të miratuara në Afrikën e Jugut më 1948 me qëllim ndarjen racore të shoqërisë dhe dominimin e pakicës së bardhë afrikane.

"Afrika e Jugut po rrëshqet shpejt drejt sundimit të aparteidit", iu ka thënë ai mbështetësve

Gjykata e lartë e Afrikës së Jugut dënoi Zuma me burg, pasi kishte kundërshtuar një udhër gjykate, që e detyronte atë të dëshmonte para institucioneve të drejtësisë lidhur me fenomenin e korrupsionit, kur ai ishte president nga 2009 në 2018.

Disa dëshmitarë, përfshirë ish-ministrat e kabinetit dhe drejtuesit e lartë të korporatave shtetërore, kanë dëshmuar se Zuma dhe bashkëpunëtorët e tij kanë ndikuar në emërimet e kabinetit dhe të kontratave fitimprurëse të shtetit.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit