Flash News

Bota

Ky do të jetë politikani që do të sfidojë Olaf Scholz për kancelar të Gjermanisë

Ky do të jetë politikani që do të sfidojë Olaf Scholz

Partia opozitare gjermane, Unioni Kristian Demokrat (CDU) deklaron sot se ka zgjedhur Friedrich Merz si kandidat për kancelar në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm në Gjermani.

Zgjedhja u njoftua në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Merz dhe Markus Soder, kryeministri i Bavarisë dhe lider i Unionit Kristian Social (CSU), i cili ishte gjithashtu kandidat për këtë pozitë, raporton Reuters

Zeder theksoi se ai mbështet plotësisht Merzin dhe se ata ishin të bashkuar nga qëllimi i përbashkët për të rrëzuar qeverinë aktuale “dhe për ta kthyer Gjermaninë në rrugën e duhur”.

Merz falënderoi Zederin për mbështetjen dhe tha se partia e tij, e cila u drejtua për vite nga ish-kancelarja, Angela Merkel, ka një “synim të fortë për të marrë përsëri përgjegjësinë e lidershipit në vend”.

Ky vendim paraqet sfidë për kancelarin aktual, Olaf Scholz, në zgjedhjet e planifikuara për në muajin shtator të vitit 2025.

 

Të fundit