Flash News

Bota

Ky do të jetë shteti i radhës që do pushtohet nga Rusia

Ky do të jetë shteti i radhës që do pushtohet nga Rusia

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka paralajmëruar se në rast se Ukraina do ta humbte luftën me Rusinë, “Moldavia do të ishte shteti i radhës”.

Ajo ka thënë para gazetarëve se vetëm përkrahja për Ukrainën e garanton mbijetesën e Moldavisë, ka raportuar Reuters.

Sipas saj, gjithçka që duhet bërë nënkupton edhe për stabilitetin e Moldavisë.

“Është e qartë se cili është shqetësimi kryesor i njerëzve; nëse Ukraina bie, Moldavia është shteti i radhës”, ka thënë Baerbock.

Ministrja gjermane ka vizituar kryeqytetin moldav Kishinau, për Platformën e Partneritetit me aleatë nga Franca dhe Rumania.

Gjatë vizitës, Baerbock ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte i vendosur ta destabilizonte Moldavinë, “por e arriti të kundërtën pasi Moldavia tash është në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Moldavia ka qenë kandidate serioze që nga 2022-a për anëtarësim në BE.

Të fundit