Flash News

Bota

Lavrov viziton nesër Serbinë, tre shtete i bllokojnë hapësirën ajrore

Lavrov viziton nesër Serbinë, tre shtete i bllokojnë

Mali i Zi, Maqedonia veriore dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionit që duhej të lejonte ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të vizitonte nesër Beogradin.

Burime jozyrtare kanë konfirmuar për Danas. Nga zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se nesër në orën 10:00 do të takohet me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Siç ishte paralajmëruar më parë, kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse do të vizitojë Republikën e Serbisë më 6 dhe 7 qershor. Janë planifikuar takime me presidentin Vuçiç, ministrin e punëve të jashtme, kryetarin e Kuvendit Kombëtar dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.

Kujtojmë se kryeministrja Ana Brnabiq deklaroi sot se situata rreth mbërritjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd është jashtëzakonisht e komplikuar dhe se presidenti serb Aleksandar Vuçiç po merret me logjistikën e udhëtimit të tij.

“Është vërtet e pabesueshme që situata në Evropë dhe në botë është e tillë që presidenti i një vendi duhet të merret me gjëra të tilla, siç është logjistika e udhëtimit të një ministri të jashtëm, që përcakton nëse ai do të vijë apo jo”, tha Brnabiç.

Të fundit