Flash News
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë
Mbi 100 protesta po mbahen në të gjithë Francën kundër kryeministrit të ri
MIjëra qytetarë protestojnë në të gjithë Francën kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër të ri, pas një zgjedhjeje jo përfundimtare në të cilën e majta fitoi numrin më të madh të vendeve.
Më shumë se 100 protesta po zhvillohen të shtunën, me njerëz tashmë në rrugë në qytete si Bordeaux, Nice dhe Le Mans.
Demonstratat u thirrën nga sindikatat dhe partitë politike të majta, kandidati i të cilave për kryeministër u refuzua nga presidenti Emmanuel Macron.
Barnier, ish-negociatori i BE-së për Brexit, tha se është i hapur për të formuar një qeveri me politikanë të gjithë spektrit politik, përfshirë të majtën, shkruan BBC.
Qytete të tjera që organizojnë protesta përfshijnë Marsejën dhe Lionin.
Demonstruesit po përdorin slogane të tilla si "mohimi i demokracisë" dhe "zgjedhjet e vjedhura".
Partitë në të majtë janë të zemëruara që kandidatja e tyre për kryeministre, Lucie Castets, u refuzua nga Macron, i cili tha se nuk kishte asnjë shans për t'i mbijetuar një votëbesimi në Asamblenë Kombëtare.
Barnier mund të jetë në gjendje t'i mbijetojë një votëbesimi sepse e djathta ekstreme, e cila gjithashtu fitoi një numër të madh vendesh, ka thënë se nuk do të votojë automatikisht kundër tij.
Megjithatë, kjo ka çuar në kritika se qeveria e tij do të varet nga e djathta ekstreme.