Flash News

Bota

Mbyten dy anije emigrantësh në ujërat italiane, dy të vdekur e rreth 30 të zhdukur

Mbyten dy anije emigrantësh në ujërat italiane, dy të vdekur

Dy anije me emigrantë janë mbytur në orët e fundit në brigjet e Lampedusa-s në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se dy persona janë gjetur të mbytur deri tani, ndërsa mbi 30 të tjerë janë zhdukur.

Në anijen e parë të të mbytur kishte 48 emigrantë në bord, 45 prej të cilëve u shpëtua, kurse 3 janë zhdukur.

Në anijen e dytë kishte 42 persona 14 prej të cilëve u shpëtuan. Në këtë rast të zhdukurit duhet të jenë rreth tridhjetë. Dy trupa janë gjetur: ato të një gruaje dhe një fëmije një vjeç e gjysmë.

Anijet me emigrant ishin nisur nga Sfax në Tunizi. Dyshohet se tragjedia ndodhi për shkak të motit të keq me erë dhe dallgë të forta në det.

Të fundit