Flash News

Bota

Merr fund arratia, arrestohet në gjumë bosi i mafias italiane

Merr fund arratia, arrestohet në gjumë bosi i mafias italiane

Leonardo Gesualdo bos i njohur i mafias italiane dhe figurë kryesore e organizatës “Società foggiana” u arrestua nga karabinierët e GIS këtë të martë teksa ishte duke fjetur.

Gesualdo 39 vjeç, ishte në arrati që nga viti 2020, kur u arratis gjatë një operacioni të madh policor. Ai është dënuar me 12 vjet burg dhe ishte në listën e të arratisurve më të kërkuar në Itali.

Karabinierët e gjetën atë në gjumë në një shtëpi në periferi të Foggias dhe gjatë kontrollit iu sekuestrua një pistoletë me gjashtë fishekë.

Operacioni kundër mafias kishte përfshirë arrestimin e 44 personave, kryesisht për vepra të zhvatjes.

Të fundit