Flash News

Bota

NATO: Ende nuk kemi parë tërheqje të vërtetë nga Rusia

NATO: Ende nuk kemi parë tërheqje të vërtetë nga Rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se njoftimi i Rusisë për tërheqjen e trupave jep baza për optimizëm, por aleanca ende nuk ka parë një de-përshkallëzimin real.

Sipas The Guradian, përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s të mërkurën, Stoltenberg po informon gazetarët.

“Kjo jep bazat për një optimizëm të kujdesshëm, por deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë de-përshkallëzimi në terren. Deri më tani nuk kemi parë ndonjë de-përshkallëzimin në terren, nuk kemi parë ndonjë shenjë të reduktimit të pranisë ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës, por ne do të vazhdojmë të monitorojmë”, tha Stoltenberg.

Ai tha se Rusia kishte grumbulluar një “forcë luftarake të paprecedentë që nga Lufta e Ftohtë”.

Të fundit