Flash News

Bota

Paralajmëron Irani: Bazat amerikane do të jenë shënjestër në rast sulmi

Paralajmëron Irani: Bazat amerikane do të jenë

Irani ka rritur tonet ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar se çdo sulm amerikan ndaj territorit të tij do të pasohet nga goditje ndaj bazave ushtarake amerikane në vendet e rajonit.

Sipas burimeve të cituara nga Reuters, Teherani u ka përcjellë mesazhe vendeve fqinje, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë, duke i vënë në dijeni se prania e bazave amerikane në territorin e tyre i bën ato objektiv të mundshëm në rast përshkallëzimi ushtarak.

Zyrtarë iranianë kanë kërkuar nga këto shtete që të përdorin ndikimin e tyre për të frenuar Uashingtonin nga ndërmarrja e një sulmi ndaj Iranit, duke theksuar se çdo veprim ushtarak do të ketë pasoja të gjera për sigurinë rajonale.

Të fundit