Flash News

Bota

Polonia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore pas përmbytjeve të rënda

Polonia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore pas përmbytjeve

Polonia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas përmbytjeve me të cilat është përballur ditët e fundit.

Kryeministri Donald Tusk tha se vendimi do të lehtësojë përpjekjet e evakuimit dhe do të përshpejtojë ndihmën financiare për viktimat.

Pas një takimi urgjent të qeverisë, kryeministri polak Donald Tusk njoftoi një gjendje fatkeqësie natyrore në zonat e përmbytura për të lehtësuar operacionet e evakuimit dhe shpëtimit, si dhe për të përshpejtuar mbështetjen financiare për viktimat.

"Unë i jam drejtuar ministrit të financave dhe tani për tani kemi siguruar rezerva financiare për nevojat e lokacioneve dhe njerëzve të prekur nga përmbytjet. Në këtë pikë kemi një miliard zloti. Ministri i Financave më ka siguruar, në përputhje me pritshmëritë tona, se nuk do të mungojnë mjetet për ndihmën direkte dhe afatgjatë”, tha ai.

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe mijëra janë evakuuar pasi përmbytjet e mëdha nga shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë të ndikojnë në Evropën Qendrore.

Përmbytjet e përhapura shkaktuan gjithashtu evakuime në Republikën Çeke, Austri dhe Rumani.

Të fundit