Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Mirëmëngjes!
Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]
■ Kufizimet e koronavirusit kanë bërë që ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe në kualifikimet e Kupës së Botës të luhen në vendet neutrale larg shtëpisë së secilit ekip. Kampionati Europian i kësaj vere mund të jetë lëvizja e radhës.
■ Pesha psikologjike e pandemisë është shoqëruar me një rritje shqetësuese të vetëvrasjeve midis grave në Japoni. Vitin e kaluar, 6,976 gra vdiqën nga vetëvrasja në vend, gati 15 përqind më shumë se norma në 2019.
■ Skocia do të dalë nga bllokimi në faza tre-javore gjatë muajve të ardhshëm, duke filluar me rihapjen e shkollave. Shumica e bizneseve dhe aktiviteteve do të lejohen të rinisin pas 26 Prillit.
■ Kompanitë e ilaçeve kanë nevojë për majmunë për të zhvilluar vaksinat Covid-19. Por një mungesë globale, që rezulton nga kërkesa e papritur e shkaktuar nga pandemia, është përkeqësuar nga një ndalim i fundit i shitjes së kafshëve të egra nga Kina, furnizuesi kryesor i kafshëve laboratorike.
■ Ylli i golfit Riger Woods u plagos në një përplasje serioze me makinë dhe duhej të nxirrej nga automjeti i tij, thanë autoritetet. Agjenti i Ëoods tha se ai pësoi "dëmtime të shumta në këmbë" dhe ishte duke iu nënshtruar një operacioni.
■ Kina po planifikon të vendosë kufizime në sistemin zgjedhor të Hong Kongut për të çrrënjosur kandidatët të cilët Partia Komuniste i konsideron të pabesë, një veprim që mund të bllokojë mbrojtësit e demokracisë në qytet që të kandidojnë për t’u zgjedhur.
■ Një derdhje e madhe nafte nga një burim i panjohur ka shkatërruar jetën detare në Mesdhe dhe ka hedhur tonelata në shumë se 100 milje të vijës bregdetare nga Izraeli në Libanin jugor.
■ Gjatë një seance dëgjimore të Senatit, zyrtarë të lartë të sigurisë që ishin në Capitol gjatë sulmit nga një turmë pro-Trump vunë në dukje dështimet e inteligjencës që çuan në katastrofë më 6 janar. Zyrtarët e policisë po dëshmojnë gjithashtu.