Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
Projekti i ri kombëtar i Rusisë përqendrohet në “pavdekshmërinë”

Në shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbajti fjalimin kryesor në një konferencë shik me titullin teknologjitë moderne mjekësore: Sfidat e hershme të së nesërmes.
“Ne e kemi themeluar këtë forum për t’i diskutuar zgjidhjet premtuese që po shfaqen dhe testohen tani, por kjo do ta ndryshojë thellësisht shumë shpejt... jetën e njerëzve”, tha Putin, 71 vjeç, duke u ndalur disa herë për ta qëruar fytin.
Në qendër të fjalimit të Putinit ishte njoftimi i “projektit kombëtar” të Rusisë, i cili është i 14-ti. Ky projekt quhet “Teknologjitë e Reja për Shpëtimin e Shëndetit”. Projektet kombëtare janë iniciativa shumëpalëshe të udhëhequra nga qeveria, që kanë për qëllim përmirësimin e fushave kryesore si, demografia, arsimi, bujqësia dhe shëndetësia. Ato u sollën nga Putini më 2005 dhe janë pjesë e vazhdueshme e fushatave të tij për zgjedhje jokonkurruese.
Më 16 maj, rreth një javë pasi Putini u përurua për herë të pestë president i vendit, zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova e paraqiti edhe zyrtarisht projektin e ri dhe njoftoi se ai do të nisë më 2025.
Golikova theksoi se “trendet demografike” të Rusisë kanë krijuar “sfida të reja për shëndetësinë”, të cilat, në këmbim, mund të ndihmojnë në zhvillimin e “rrugëve të avancuara të teknologjisë mjekësore”.
Ajo në veçanti i përmendi teknologjitë për ngadalësimin e plakjes së qelizave, neuroteknologjitë, dhe “rrugët e tjera për rritjen e jetëgjatësisë”. Një aspekt kyc i iniciativës së re do të jetë puna në “teknologjitë biomjekësore të së ardhmes për plakje të shëndetshme dhe aktive”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, RIA Novosti.
Përqendrimi në ngadalësimin e plakjes dhe rritjen e jetëgjatësisë tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve në qarqet mjekësore.
Projekti i ri kombëtar pasqyron “tekat e një byroje politike që është duke u plakur”, tha një specialist në një spital të Moskës.*
“Të gjithë plaken, duke përfshirë edhe politikanët,” tha ai. “Terapitë kundër plakjes janë shumë të njohura dhe kushtet për futjen e teknologjive të reja janë të favorshme.”
Një hulumtim i ri nga Systema, njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë, dhe media në mërgim në gjuhën ruse, Meduza, ka analizuar projektin e ri me prioritet kombëtar të Putinit dhe hedh një vështrim në disa nga idetë kryesore.
Buxheti për projektin e ri kombëtar nuk është bërë i ditur. Sipas përmbledhjes së RIA Novosti, projekti synon "t’i shpëtojë 175.000 jetë" deri në vitin 2030.
Një synim tjetër i projektit është që "përqindja rasteve të trajtimit mjekësor duke përdorur teknologji të reja mjekësore dhe produkte inovative mjekësore" duhet të arrijë në 10 për qind brenda pesë viteve.
Në fillim të qershorit, Departamenti i Shkencës dhe Inovacionit të Kujdesit Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë u dërgoi një letër instituteve kryesore kërkimore të Rusisë, duke kërkuar propozime të shpejta për grante në fushat e mëposhtme: zhvillimi i produkteve mjekësore që synojnë reduktimin e barrës së plakjes qelizore; zhvillimi i neuroteknologjive të reja dhe produkteve mjekësore përkatëse që synojnë zbulimin dhe trajtimin e dëmtimeve shqisore dhe aftësive njohëse; zhvillimi i metodave të drejtimit të sistemit imunitar bazuar në rolin e tij në procesin e plakjes; dhe zhvillimin e teknologjive të reja mjekësore të bazuara në bioprinting.
Bioprintimi përdor qeliza të gjalla, proteina dhe materiale të tjera të papërpunuara për të prodhuar inde njerëzore për shërimin e lëndimeve dhe sëmundjeve.
Letra, një kopje e së cilës u sigurua nga Systema dhe Meduza, u konfirmua nga dy mjekë që punonin në qendrat mjekësore-kërkimore dhe një punonjës i një instituti akademik. Ata shprehën habinë për urgjencën e kërkesës.
"Na u kërkua t’i dërgonim menjëherë të gjitha idetë tona," tha një nga mjekët.
“Letra erdhi sot, le të themi, dhe ata kërkuan përgjigjet dje”, shtoi ai.
“Të jem i sinqertë, është hera e parë në jetën time që kam parë diçka të tillë,” vazhdoi ai. “Zakonisht për një projekt kombëtar, apo ndonjë program federal ka një sërë takimesh me specialistë të ndryshëm dhe çdo gjë diskutohet publikisht”, sipas tij.
Mjeku tjetër tha se është "i tronditur" nga letra.
“Duket se tani për tani ne nuk kemi kë ta trajtojmë përveç ‘cungëve tanë të vjetër’” tha ai, duke iu referuar rrethit të vjetër të udhëheqësve, të cilët kanë sunduar gjatë 25 vjetëve të Putinit si president, apo kryeministër.
“Tani [me luftën në Ukrainë që po vazhdon], ne supozohet të ndalojmë çdo gjë tjetër. Cinizmi është i pakuptueshëm”, shtoi ai.
Burimet me të cilat folën Systema dhe Meduza thanë se ende nuk i janë përgjigjur thirrjes për propozime të Ministrisë së Shëndetësisë.
"Kërkimet moderne, si ato që përmendin në këtë projekt kombëtar, janë mjaft të shtrenjta," tha një burim i lidhur me Kremlinin. “Ato kërkojnë shumë para dhe burime. Zhvillimi i terapive të reja kushton miliarda euro, gjë që asnjë projekt kombëtar nuk mund ta përballojë këto ditë.”
Një burim i lidhur me Kremlinin i tha Systemas dhe Meduzas se zanafilla e projektit të ri kombëtar ishte "një obsesion i zmadhuar nga lobimi".
“Ky është Mikhail Kovalchuk, i cili flet me entuziazëm për jetën e përjetshme dhe ‘gjenomin rus’”, tha burimi. "Ai vrapoi te presidenti."
Kovalchuk, 77 vjeç, është fizikan dhe vëllai i madh i biznesmenit miliarder, Yury Kovalchuk, i cili është përshkruar si "bankieri personal i Putinit" dhe i cili ka qenë i lidhur ngushtë me Putinin prej kur ky i fundit ishte nënkryetar i Shën Petersburgut në fillim të viteve ‘90.
Mikhail Kovalchuk është president i Institutit Kurchatov, një strukturë kërkimore bërthamore në Moskë, dhe ka qenë anëtar korrespondues i Akademisë Ruse të Shkencave prej vitit 2000. Vitin e kaluar ai u emërua president i Muzeut Politeknik të Moskës.
Tri burime që kanë njohuri rreth zhvillimit të projektit të ri kombëtar e përmendën gjithashtu Kovalchukun si iniciator të mundshëm të kësaj ideje. Kovalchuk është tashmë në krye të programit federal të gjenetikës, në të cilin vajza e madhe e Putinit, endokrinologia Maria Vorontsova, luan rol të rëndësishëm.
Në një fjalim të çuditshëm të vitit 2015, Kovalchuk i akuzoi "elitat e huaja" se po përpiqeshin ta rrëmbenin "procesin evolucionar" për të krijuar "një njëri shërbëtor".
Ata njerëz, tha ai, do të kishin "vetëdije të kufizuar", riprodhimi i tyre do të "menaxhohej" dhe ata do të ushqeheshin me "ushqim të lirë...nga organizma të modifikuar gjenetikisht". Ai nuk dha asnjë provë për t’i mbështetur këto pretendime të çuditshme.
Mediat ruse kanë raportuar shpesh se Putini u beson ideve të tilla.
“Tashmë mund të parafytyroni, dhe jo vetëm teorikisht, se njeriu mund të krijojë njerëz me një grup të caktuar karakteristikash,” tha Putin në vitin 2017. “Mund të jetë një gjeni matematikor, ose një muzikant i shkëlqyer. Ose mund të jetë një ushtar, një person që mund të luftojë pa frikë, apo ndjesi dhembshurie, keqardhjeje a dhimbjeje.”
Në tetor të të njëjtit vit, Putini pretendoi se të huajt po mblidhnin "sistematikisht dhe profesionalisht biomateriale" të qytetarëve rusë.
"Pse po e bëjnë këtë?" pyeste ai.
Në vitin 2009, instituti i Kovalchuk kreu një projekt për të "deshifruar gjenomin rus".
Ai ka folur vazhdimisht për dëshirën për të jetuar një jetë të gjatë dhe produktive.
Mendimi i tij për këtë temë është ndikuar nga Konstantin Skryabin, i cili punoi nën urdhrat e Kovalchukut në Institutin Kurchatov në projektin e gjenomit rus.
"Neve [shkencëtarëve] na pëlqen të diskutojmë problemin e pavdekshmërisë njerëzore," tha Skryabin
Duket se projekti i fundit kombëtar i Putinit mbi Teknologjitë e Reja të Shpëtimit të Shëndetit është rezultat i diskutimeve të tilla, u pajtuan disa ekspertë të pyetur nga Systema dhe Meduza pasi lexuan letrën e Ministrisë ruse të Shëndetësisë.
"Shefi i madh e ka caktuar detyrën," tha një studiues në një qendër kërkimore në Moskë. "Dhe burokratët kanë marrë përsipër përmbushjen e saj me çdo kusht".
*SHËNIM: Për shkak se Qeveria e Rusisë e ka shpallur REL-in “organizatë të padëshirueshme”, REL-i ua ka fshehur identitetin burimeve të veta në Rusi, për t’i mbrojtur ata nga përndjekja.
Marrë nga REL
Të fundit
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34