Flash News

Bota

Rusia nis vaksinimin kundër Covid-19, kategoritë që po përfitojnë të parët

Rusia nis vaksinimin kundër Covid-19, kategoritë që po

Rusia ka nisur programin e vaksinimit Covid-19, duke filluar me grupet më të rriskuara.

Sipas BBC, vaksinimi ka nisur në Moskë dhe po përdoret vaksina e saj Sputnik V, e cila u regjistrua në gusht të këtij viti.

Ekspertët atje kanë thënë se vaksina është 95% efektive dhe nuk shkakton efekte anësore të mëdha.

Mijëra njerëz janë regjistruar tashmë për të marrë injektimin e parë, por është e paqartë se sa vaksina mund të prodhojë Rusia.

Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin tha se vaksina  po u ofrohej njerëzve që punonin në shkolla dhe shërbimit shëndetësor, si dhe punonjësve socialë.

Të fundit