Flash News

Bota

Rusia sulmon stacionet hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore

Rusia sulmon stacionet hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe

Oleksandr Kamyshin, kryetar i Ukrzaliznytsia, kompania shtetërore hekurudhore e Ukrainës, tha se forcat ruse kishin goditur pesë stacione hekurudhore në Ukrainën qendore dhe perëndimore.

“Trupat ruse vazhdojnë të shkatërrojnë sistematikisht infrastrukturën hekurudhore. Këtë mëngjes, brenda një ore, pesë stacione hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore u goditën", tha ai.

Kamyshin shtoi se ka pasur viktima, pa dhënë detaje. Në një deklaratë të veçantë, Ukrzaliznytsia tha se nuk kishte energji në linjat Shepetivka - Koziatyn, Zhmerynka - Koziatyn dhe Koziatyn - Fastiv, duke detyruar vonesa.

Sistemi hekurudhor ukraina,  një nga më të mëdhenjtë në botë,  është bërë një shtyllë jetike në përpjekjet e luftës të vendit, duke transportuar furnizime.

Në fillim të këtij muaji, të paktën 50 persona, përfshirë pesë fëmijë, u vranë pasi forcat ruse kryen një sulm me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk, në Ukrainën lindore, i cili po përdorej nga civilët që përpiqeshin të largoheshin nga luftimet.

Nga mesi i marsit, mezi tre javë pas luftës, rrjeti tha se kishte zhvendosur më shumë se 2.1 milion pasagjerë brenda vendit, plus afërsisht çerek milioni të tjerë që kishin shkuar në Poloni.

Jo vetëm që hekurudha duhet të koordinojë trenat ushtarakë dhe të pasagjerëve, si dhe dërgesat e ndihmave, por edhe rrugët e transportit të mallrave po rriten. Rusët kanë ndërprerë aksesin e Ukrainës në shumë porte të Detit të Zi, që është mënyra se si gati 95% e prodhimit bujqësor transportohet normalisht në tregjet jashtë vendit.

Të fundit