Flash News

Bota

Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Do të ketë pasoja nëse sulmon sërish Ukrainën

Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Do të ketë pasoja

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se ka arsye për t'u shqetësuar për grumbullimin e trupave ruse pranë Ukrainës. Ai shtoi se nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë e NATO-s për të "mbrojtur të gjithë aleatët në rajon".

Në një intervistë për mediat e huaja, Stoltenberg tha se, "Ne po i dërgojmë një mesazh të qartë Rusisë se do të ketë pasoja nëse ata përdorin përsëri forcën ushtarake kundër Ukrainës".

Megjithatë, i pyetur se çfarë do të bënte NATO nëse Rusia pushton Ukrainën, Stoltenberg, i cili udhëtoi në Baltik së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se "detyra e parë është të parandalohet që kjo të ndodhë".

I pyetur se çfarë pasojash mund të përballet Rusia nëse do të nisë një sulm ndaj Ukrainës, shefi i NATO-s vuri në dukje mjetet ekonomike, financiare dhe diplomatike, pa dhënë detaje.

"Nuk ka siguri për qëllimet e Rusisë, por ajo që ne dimë është se ata kanë përdorur forcën ushtarake kundër Ukrainës më parë," tha Stoltenberg kur u pyet për shqetësimet se Kremlini mund të përdorë krizën kufitare të Bjellorusisë si një perde tymi për të përgatitur veprime ushtarake.

 

Të fundit