Flash News

Bota

Shuhet në moshën 59-vjeçare legjenda italiane, Toto Schillaci

Shuhet në moshën 59-vjeçare legjenda italiane, Toto Schillaci

Sulmuesi i Interit, Juventusit dhe Italisë, Toto Schillaci, ka vdekur në moshën 59-vjeçare, konfirmoi autoriteti shëndetësor i Palermos.

Schillaci, një nga heronjtë e 'netëve magjike' të kombëtares në Kupën e Botës Italia '90, kur ishte golashënuesi më i mirë me gjashtë gola, ishte shtruar në spitalin Civico të Palermos më 7 shtator.

Ai kishte disa vite që po trajtohej për kancerin e zorrës së trashë.

Të fundit