Flash News

Bota

Skadon afati, Netanyahu nuk mundi të krijojë qeveri të re

Skadon afati, Netanyahu nuk mundi të krijojë qeveri të re
Benjamin Netanyahu

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk ka arritur të krijojë koalicionin e shumicës për të krijuar qeverinë e re, ndërsa afati i fundit ka skaduar, raporton BBC. Ai ishte përpjekur për 28 ditë të krijonte një koalicion, por nuk mundi.

Presidenti i vendit Reuven Rivlin tani mund të kërkojë zyrtarisht një udhëheqës tjetër politik që mund të krijojë një koalicion. Por, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

Kjo është një goditje për Netanyahun, udhëheqësin më jetëgjatë të Izraelit. Presidenti Rivlin tani mund t’i japë një anëtari tjetër të parlamentit 28 ditë që të ndërtojë një qeveri të re.

Personi tjetër që do të zgjedhet nga presidenti për formimin e koalicionit pritet të jetë Yair Lapid, partia qendrore e të cilit doli e dyta pas asaj të Netanyahut. Mirëpo, ai do të përballej me një sfidë për të kapërcyer ndryshimet e gjera ideologjike midis partive që mund të bashkohen në një koalicion.

Të fundit