Flash News

Bota

Skandali i korrupsionit në BE, kontrollohen zyrat e Parlamentit Evropian

Skandali i korrupsionit në BE, kontrollohen zyrat e Parlamentit Evropian

Hetuesit belgë kontrolluan zyrat e Parlamentit Evropian në Bruksel pas hetimit të nisur për korrupsion. Dyshohet se Katari ka financuar shuma të konsiderueshme për të ndikuar në vendimarrjen e eurodeputetëve.

Ky ishte kontrolli i 20-të i kryer që nga e premtja, ndërsa presidentja e parlamentit, Roberta Metsola, paralajmëroi eurodeputetët se "demokracia është nën sulm".

Policia belge ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili, një eurodeputete greke.

Katari ka mohuar akuzat. Ndërkohë eurodeputetët do të mblidhen sot për të diskutuar.

Prokurorët belgë thanë se para me vlerë rreth 600,000 euro u gjetën në shtëpinë e një prej të akuzuarëve për korrupsion, 150,000 euro në banesën e një eurodeputeti dhe disa qindra mijëra euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel. Ndërkohë janë sekuestruar kompjuterë dhe celularë.

Burimi: BBC

Të fundit