Flash News

Bota

Telefonata e parë që nga fillimi i luftës, ç'u tha në bisedën 1-orëshe mes ministrit të mbrojtjes amerikane dhe ruse

Telefonata e parë që nga fillimi i luftës, ç'u tha

Më shumë detaje kanë dalë nga telefonata midis Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së Lloyd Austin dhe ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoygu, ku gjenerali Austin bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se gjenerali Austin kishte theksuar rëndësinë e mbajtjes së komunikimit, pasi Moska ishte shfaqur e painteresuar për të folur me SHBA-në.

Një zyrtar anonim amerikan, tha se toni i telefonatës një orëshe ishte "profesional", por nuk zgjidhi ndonjë çështje specifike ose nuk çoi në ndryshime në politikën ruse, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Agjencia ruse e lajmeve TASS citoi ministrinë ruse të mbrojtjes të thoshte se telefonata u bë "me iniciativën e palës amerikane".

"U diskutuan çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë situatën në Ukrainë," tha TASS, duke cituar ministrinë.

 


 

 

 

 

Të fundit