Flash News

Bota

Tjetër kërcënim për Donald Trump, gjendet eksploziv pranë zonës së tubimit në Long Island

Tjetër kërcënim për Donald Trump, gjendet eksploziv

Policia thuhet se zbuloi "eksplozivë" në një automjet pranë vendndodhjes së tubimit të ish-presidentit Donald Trump në Long Island, pak para fjalimit të tij të planifikuar të mërkurën në mbrëmje.

Nëse konfirmohet, kjo do të shënonte një shqetësim të rëndësishëm sigurie, që vjen vetëm tre ditë pasi një individ u arrestua në klubin e golfit të Trump në Palm Beach në një incident të veçantë, raportojnë mediat amerikane. 

Sipas burimeve brenda Departamentit të Policisë së Qarkut Nassau, i cili dyshohet se foli me gazetarin James Lalino i One America News Network, perimetri i sigurisë së tubimit u shkel dhe një fuçi blu u hoq nga vendi.

Për më tepër, një njësi K9 thuhet se zbuloi një lëndë shpërthyese në një nga automjetet pranë tubimit . Drejtuesi i mjetit mësohet se është larguar në pyllin aty pranë.

Dëshmitarët thanë se nuk panë nëse individi mbante ndonjë gjë teksa vraponte. Një numër i madh automjetesh u panë duke parkuar përgjatë Hempstead Turnpike

Mijëra mbështetës pritet të marrin pjesë në tubimin në Nassau Coliseum, i cili do të fillojë në orën 19:00. ET.

Të dielën, kandidati republikan për president u vendos nën mbrojtjen më të madhe të agjentëve pasi u dëgjuan “katër ose pesë” të shtëna armësh në afërsi të Trumpi, i cili në atëkohë po luante golf.

Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, po përballet me akuza federale për armëmbajtje pa leje pasi një agjentë e kishte vë re amerikanin duke kaluar nëpër shkurre dhe hapi zjarr ndaj të dyshuarit.

Të fundit