Flash News

Bota

Trump kërcënoi me tarifa, ambasadorët e BE-së do të zhvillojnë bisedime emergjente

Trump kërcënoi me tarifa, ambasadorët e BE-së do të

Diplomatët e BE-së do të zhvillojnë një takim emergjent pasi Donald Trump njoftoi tarifa kundër vendeve evropiane për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj kontrollit amerikan të Grenlandës.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se tarifat prej 10% do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën.

Këto tarifa do të rriten në 25% më 1 qershor dhe do të vazhdojnë derisa të arrihet një marrëveshje që SHBA-të të blejnë Grenlandën, tha Trump.

"Paqja Botërore është në rrezik! Kina dhe Rusia duan Grenlandën dhe nuk ka asgjë që Danimarka mund të bëjë në lidhje me këtë," tha Trump. Ai vazhdoi duke pretenduar se Groenlanda mbrohet vetëm nga dy slitë qensh.

Të fundit