Flash News

Bota

Trump: Zelensky merr miliarda dollarë dhe refuzon të bëjë një marrëveshje për të ndaluar luftën

Trump: Zelensky merr miliarda dollarë dhe refuzon të bëjë

"Ne vazhdojmë t'i japim miliarda dollarë një njeriu që refuzon të bëjë një marrëveshje, Zelensky," tha kandidati republikan i Shtëpisë së Bardhë në një fjalim kritik gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut.

Trump tha se “sa herë që vinte në vendin tonë, ai largohej me 60 miliardë dollarë”.

Një takim ballë për ballë midis Trump, i cili ka qenë shumë kritik ndaj ndihmës që Uashingtoni dhe Pentagoni i kanë dhënë Kievit, dhe Zelensky-t ishte paraqitur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Por takimi pritet të anulohet, sipas mediave amerikane, të cilat raportuan se Trump nuk e vlerësoi intervistën që Zelensky dha për revistën The New Yorker, në të cilën presidenti ukrainas tha se besonte se republikani 78-vjeçar "nuk e vlerëson vërtet si ta ndalë luftën”.

Të fundit