Flash News

Bota

Turqia i bën thirrje Perëndimit të ndërmarrë 'hapa parandalues' kundër veprimeve izraelite

Turqia i bën thirrje Perëndimit të ndërmarrë 'hapa

Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite planifikoi të përhapte luftën në rajon, tha të shtunën Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, duke u bërë thirrje vendeve perëndimore të ndërmarrin "hapa parandalues" kundër veprimeve të Izraelit, shkruan Reuters
Erdogan tha në një konferencë për shtyp se lufta e Izraelit në Gaza do të kryesojë axhendën e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.
“Në mënyrë që rajoni ynë të mos tërhiqet në një fatkeqësi të madhe, presioni ndaj Izraelit duhet të rritet edhe më shumë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në Stamboll.

Të fundit