Flash News

Bota

Ukraina ka goditur dy depo municionesh ruse, konfirmon ushtria

Ukraina ka goditur dy depo municionesh ruse, konfirmon ushtria

Ukraina zyrtare konfimron se goditi dy depo municionesh ruse gjatë natës, në sulme që ilustruan aftësinë e saj në rritje për të goditur objektiva thellë brenda Rusisë.

Një deklaratë e shtabit të përgjithshëm ushtarak të Ukrainës tha se depot e municioneve ishin në Tikhoretsk në Rusinë jugore dhe Oktyabrsky në rajonin perëndimor të Tverit.

“Objekti [Tikhoretsk] është në tre depot më të mëdha të municioneve të pushtuesve dhe është një nga pikat kyçe në sistemin logjistik ushtarak rus”, shkroi shtabi i përgjithshëm në një deklaratë në Telegram, shkruan The Guardian. 

Ai tha se Ukraina kishte informacione se një tren që transportonte 2,000 ton municione, përfshirë nga Koreja e Veriut, kishte qenë në territorin e depos në kohën e sulmit.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte raportin në mënyrë të pavarur. Rusia nuk komentoi menjëherë.

Një burim ukrainas i sigurisë, duke folur në kushte anonimiteti, tha se në sulme u përdorën drone. 

Burimi tha se shërbimi vendas i inteligjencës SBU i Ukrainës goditi depon në Tikhoretsk në një operacion të përbashkët me ushtrinë ukrainase, ndërsa SBU goditi objektivin në Oktyabrsky më vete.

 

Të fundit