Flash News

Bota

Ukraina kërkon ndërprerjen e furnizimit, pse Evropa nuk i thotë “jo” gazit rus

Ukraina kërkon ndërprerjen e furnizimit, pse Evropa nuk i thotë

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, i bëri thirrje vendeve evropiane të ndërpresin furnizimin e shteteve me gazin rus. Madje, ai kërkoi që çdo kontratë biznesi me Rusinë, të mos jetë më e vlefshme duke marrë parasysh vrasjet masive që po ndërmerr Rusia.

Shumica e vendeve evropiane po vazhdojnë t'u paguajnë kompanive ruse të energjisë shuma të mëdha parash, para për të cilat Ukraina thotë se po kontribuojnë në luftë dhe që kryebashkiaku Klitschko thotë se janë "para të përgjakshme", raporton BBC.

Gazi rus përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së, por blloku thotë se po punon për të reduktuar varësinë e tij. Nëse ky furnizim do të ndalohej, Italia dhe Gjermania do të goditeshin më shumë.

Evropa mund t'u drejtohet eksportuesve ekzistues të gazit si Katari, Algjeria apo Nigeria, por ka pengesa praktike për zgjerimin e shpejtë të prodhimit.

Rusia siguron rreth 5% të furnizimeve të gazit të Britanisë së Madhe, dhe SHBA , e cila ka shpallur një ndalim të plotë të importeve ruse të energjisë, nuk importon asnjë gaz nga vendi.

Lituania u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që mbylli zyrtarisht marrëdhënien me Rusinë në importin e gazit.

Të fundit