Flash News

Bota

Vrau dy suedezët në Belgjikë, policia vret autorin e dyshuar

Vrau dy suedezët në Belgjikë, policia vret autorin e dyshuar

Policia në Bruksel ka qëlluar një person, i dyshuar si autori që  vrau mbrëmë dy shtetas suedezë.

Burri u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportuan mediat lokale.

Prokurorët belgë raportuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi.

Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës, shkruan BBC

Personi që u qëllua ka të ngjarë të jetë i dyshuari dhe mund të ketë vdekur rrugës për në spital, tha Ministrja e Brendshme belge Annelies Verlinden.

Zonja Verlinden i tha transmetuesit publik flamand VRT se arma automatike që iu gjet ishte e njëjtë me atë të përdorur në sulmin e së hënës.

Të fundit