Flash News

Bota

Zelensky: 6 milionë familje ukrainase janë ende pa energji elektrike, dimri më i vështirë që do ta kujtojmë të gjithë

Zelensky: 6 milionë familje ukrainase janë ende pa energji elektrike,

Presidenti i Ukrainës thotë se gjashtë milionë familje ukrainase janë ende pa energji elektrike, pas sulmeve masive me raketa që goditën vendin këtë javë.

Ndërprerjet e energjisë vazhdojnë në shumicën e rajoneve dhe në Kiev”, tha Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij.

Numri i familjeve të prekura është ulur që nga e mërkura, por miliona njerëz kanë mbetur pa dritë, ujë apo nxehtësi me fillimin e dimrit, tha ai.

Zelensky shtoi se kryeqyteti dhe rajoni përreth tij janë ndër më të prekurit nga sulmet. Ai tha se shumë banorë në qytet kanë qenë pa energji "për 20 apo edhe 30 orë".

Ai tha se zona të tjera ndër më të prekurat janë rajonet e Odesës, në jug, Lviv në perëndim, si dhe Vinnytsia dhe Dnipropetrovsk që janë më qendrore.

Presidenti Zelensky u bëri thirrje të gjithëve që të përdorin energjinë me kursim: "Nëse nuk keni ndërprerje të energjisë, kjo nuk do të thotë se problemi ka mbaruar. Ju lutem, nëse keni energji elektrike, kjo nuk do të thotë se mund të ndizni disa pajisje elektrike të fuqishme në të njëjtën kohë."

“Duhet të durojmë këtë dimër, një dimër që do ta kujtojnë të gjithë”, tha ai.

Ekziston frika se shënjestrimi i infrastrukturës ukrainase nga Rusia, së bashku me borën dhe temperaturat nën zero, mund të shkaktojë një krizë shëndetësore në vend.

Të fundit