Flash News

Bota

Zelensky bisedon me Biden, Shtëpia e Bardhë zbardh ç’u diskutua 30 minuta mes tyre

Zelensky bisedon me Biden, Shtëpia e Bardhë zbardh ç’u

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar sot një bisedë telefonike 30-minutëshe me presidentin amerikan Joe Biden.

Zelensky shkroi në Tëitter se ata diskutuan sanksionet anti-ruse dhe mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën.

“Ne duhet ta ndalojmë agresorin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Të dy udhëheqësit diskutuan përpjekjet e SHBA-së dhe aleatëve për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse, duke përfshirë sanksionet, thuhet nga ana tjetër në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

“Biden theksoi ndihmën e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, duke përfshirë dhënien e vazhdueshme të ndihmës për sigurinë, mbështetjen ekonomike dhe ndihmën humanitare".

Ata diskutuan gjithashtu një përshkallëzim të sulmeve të martën, duke përfshirë një pranë një memoriali të Holokaustit.

“Udhëheqësit diskutuan përshkallëzimin e sulmeve të Rusisë në vendet e përdorura nga civilët në Ukrainë, duke përfshirë bombardimin e sotëm pranë memorialit të Holokaustit Babyn Yar”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Të fundit