Flash News

Bota

Zelensky fjalim në parlamentin e Izraelit: Ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur

Zelensky fjalim në parlamentin e Izraelit: Ne duam të jetojmë,

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i është drejtuar parlamentit të Izraelit. Zelensky tashmë ka folur me ligjvënës të tjerë anembanë botës - duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA - teksa u ka kërkuar atyre mbështetje.

Zelensky në këtë fjalim solli paralele midis pushtimit rus dhe Luftës së Dytë Botërore Ai thotë se pushtimi "nuk është një operacion ushtarak".

“Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave dhe gjithçkaje që i bën ata ukrainas. Kjo është arsyeja pse unë kam të drejtë të bëj këtë paralel në histori. Luftërat tona për mbijetesë dhe Lufta e Dytë Botërore."

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u tha deputetëve izraelitë se Partia Naziste, e njohur si NSDAP, ishte nisur në Gjermani 102 vjet më parë më 24 shkurt - data  e njëjtë kur Rusia pushtoi Ukrainën, këtë vit.

“Ata po i thonë sërish këto fjalë – ‘zgjidhja përfundimtare’ – në lidhje me ne, kombin ukrainas... u tha në një takim në Moskë”, tha Zelensky, i cili është hebre. Disa nga të afërmit e tij vdiqën në Holokaust. Ai i kërkoi Izraelit të ndihmojë rezistencën e popullit ukrainas kundër ushtrisë ruse.

Presidenti Zelensky citoi gjithashtu kryeministren e ndjerë izraelite Golda Meir, në mesazhin e tij video, me fjalët "ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur".

“Ne mbetemi, jemi të përgatitur për kompromis”, shtoi ai.

Të fundit