Flash News

Bota

Zgjedhjet në SHBA,Trump: Nëse humbas nuk kandidoj sërish!

Zgjedhjet në SHBA,Trump: Nëse humbas nuk kandidoj sërish!

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nëse ai humbet zgjedhjet presidenciale në nëntor 2024, nuk do të kandidojë më për postin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Trump, i cili është 78 vjeç ka qenë kandidati republikan për tre zgjedhje kombëtare radhazi dhe e ka riformuar shumë partinë gjatë tetë viteve të fundit.

“Nëse humbas nuk kandidoj sërish. Mendoj se është e drejtë kështu. Nuk e shoh më si mundësi rikandidimin. Por shpresojmë të jemi shumë të suksesshëm", tha Trump.

Sipas ligjit amerikan, presidentët nuk mund të shërbejnë më shumë se dy mandate dhe nëse Trump fiton, ai nuk do të kandidojë më në vitin 2028. Manjati amerikan në rrjetin e tij social “Truth Social” e ka vetëshpallur veten si fitues për këto zgjedhje.

 

Të fundit