Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Ka një gjë për të cilën demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara mund të bien dakord: Ata janë të stresuar. Shumë. Dhe fajin për këtë e kanë zgjedhjet presidenciale 2020.
“Lajmet thjesht më bezdisin kur i dëgjoj dhe më shkaktojnë ankth në një shkallë që nuk më zë dot gjumi”, thotë Betty Mattimore, një profesioniste e shërbimeve financiare në Virxhinia e cila mbështet Presidentin Donald Trump.
“Kam shumë ankth, nuk fle mirë … Jam jashtëzakonisht e stresuar”, thotë Julie, një avokate nga shteti i Merilendit që mbështet ish-Nënpresidentin Joe Biden. “Jam aq e stresuar saqë nuk mund të flas për zgjedhjet, ose të mendoj apo të lexoj për to”. Julie i kërkoi Zërit të Amerikës të mos përdorë mbiemrin e saj për arsye privatësie.
Shumica e të rriturve amerikanë mund ta identifikojnë veten me zonjën Mattimore dhe Julie-n. Sipas një raporti të fundit të Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, rreth 68% e të rriturve në SHBA i shohin zgjedhjet presidenciale si një burim i madh stresi në jetën e tyre.
Është një shqetësim dypartiak – 76% e demokratëve, 67% te republikanëve dhe 64% e të pavarurve ndjejnë stres.
Gjithashtu, 77% e të rriturve amerikanë thonë se janë të shqetësuar për të ardhmen e vendit.
“Ka shumë strese që njerëzit po kalojnë tani dhe të gjithë do të ndikohen, në një mënyrë ose një tjetër, nga rezultati i këtyre zgjedhjeve”, thotë Dr. Vaile Wright, një psikologe dhe bashkëautore e raportit mbi stresin e zgjedhjeve.
“Gjëra të tilla si qasja në kujdesin shëndetësor, ndryshimi i klimës, pandemia, trazirat sociale, vrasjet masive, të gjitha këto probleme kanë një ndikim vërtet domethënës në nivel kombëtar,” shton zonja Wright.
Përqindja e të rriturve afrikano-amerikanë që janë të stresuar për zgjedhjet është dukshëm më e lartë se sa ishte gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, duke u ngritur nga 46% që ishte në vitin 2016 në 71% këtë vit. Dhe të rriturit me simptoma kronike kanë më shumë gjasa të raportojnë zgjedhjet si burim të stresit.
Julie, mbështetësja e zotit Biden, është e shqetësuar se si do ta përballojë gjendjen në se Trumpi fiton përsëri.
“Zgjedhjet e fundit ishin një tronditje e madhe”, thotë ajo. “Dhe vendi ka përjetuar kaq shumë trazira dhe humbje që nga ajo kohë, por unë ende ndihem e traumatizuar nga zgjedhjet. Dhe nëse kjo do të ndodhë përsëri, thjesht nuk e di se si do t’i kalojë edhe katër vjet të tjera.
“Pasiguria është një nxitës i madh i stresit. Ne jemi në një situatë të pashembullt ku pothuajse gjithçka është e pasigurt në këtë moment. Ne kemi zgjedhjet e ardhshme ku, siç e dini, kemi të ndërthurrur votimin te hershëm, dhe votimin përmes postës dhe kjo shton shumë pasigurinë”, thotë psikologia Wright.
Votimi përmes postës, mashtrimi i votuesve dhe integriteti i zgjedhjeve janë në mendjen e Brendan Mattimore, bashkëshorti ti Betty-t, gjithashtu një mbështetës i presidentit Trump.
“Jam shumë i shqetësuar dhe shumë i stresuar. … Unë gjithmonë kam besim te populli amerikan për marrjen e vendimeve dhe këto gjëra zakonisht funksionojnë, por mendoj se ka shumë të faktorë që duhet të merren në konsideratë” thotë Brendan, i cili punon si ekspert për buxhetin dhe financat.
“Ka shumë hapësirë për mashtrim dhe këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme kështu që është naive të mendosh se nuk ka njerëz ose organizata që kërkojnë të përfitojnë nga kjo situate dhe të manipulojnë procesin.”
Dhe cilët beson ai se do të jenë ata që do të bënin një mashtrim të mundshëm?
“Mendoj se do të ketë më shumë nga ana demokrate,” thotë ai. “Mund të ketë disa raste edhe nga pala republikane, por thjesht nuk mendoj se do të jetë shumë i përhapur manipulimi mes republikanëve.”
Lëvizja nga një shtet më liberal të bregut lindor, në shtetin konservator të Indianës ka qenë një përvojë ndërgjegjësuese për mbështetësen e zotit Biden, Adrienne LaBorwit.
“Tani që jetoj këtu, e kuptoj se si u zgjodh Trump-i. Ndërsa, kur jetoja në (Uashington) D.C., thjesht, nuk e kuptoja, se si mund të përkrahej ai në këtë vend?” thotë zonja LaBorwit, e cila punon në sferën e zhvillimit të biznesit.
“Mendoj se ata janë thjesht të lodhur nga politikanët e vjetër … gjë që nuk e ndihmon Joe Biden-in që ka qenë në Kongres për 36 vjet.”
Dhe me këtë këndvështrim të ri, vjen më shumë tension.
“Tani, e kuptoj”, thotë LaBorwit. “Njohja e këtij qëndrimi më shton ankthin.”
Ndërkohë, Betty Mattimore, mbështetëse e zotit Trump, është përqendruar në atë që do të ndodhë pas zgjedhjeve.
“Me të vërtetë shpresoj se vendi mund të ecë përpara. Megjithatë, mendoj se, kushdo që të fitojë … do të ketë një lloj kaosi pas këtyre zgjedhjeve”, thotë ajo.
“E ndjej që ne kurrë nuk e kemi pranuar me të vërtetë Presidentin Trump si president pas zgjedhjeve të vitit 2016. Dhe sikur të fitojë përsëri? A do të kenë edhe katër vjet të tjera procedura për fajësimin e tij nga Kongresi? ”
“Unë thjesht dua që politikanët të qeverisin,” shton ajo. “Dua që ata të bëjnë atë që supozohet të bëjnë për vendin, për familjet. Jam lodhur nga e gjithë politika”./VOA
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56