Flash News
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Braimllari: LSI-ja është në rritje të pandalshme, kjo po tremb PS-në dhe PD-në që kanë nisur presionet
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i ftuar në emisionin ne “Report Tv” ka folur rreth gjithe debateve te fundit ne politike gjate fushateas zgjedhore.
LSI sipas tij është totalisht e fokusuar në raportin e drejtpërdrejtë me qytetarët. Ajo çka i intereson kësaj force politike në këto momente janë qytetarët, raporti i drejtpërdrejtë me ta. "Janë ata që do të vendosin pas dy javësh me votën e tyre se kush do ta drejtojë vendin dhe pa diskutim që më 26 qershor në mëngjes do të jemi forcë e parë politike në vend sepse kemi besimin maksimal tek vota e qytetarit më 25 qershor"-tha ai.
Cili është komenti yt në lidhje me këtë sulm frontal shkarkimesh dhe nisje procedimi penal për njerëz të LSI-së, drejtues institucionesh?
Është e qartë që është shenjë dëshpërimi e një situatë që nuk është e favorshme në terren për Partinë Socialiste dhe për Partinë Demokratike. Kjo situatë e pafavorshme në terren ka vënë në lëvizje, për fat të keq shtetërorë, të cilët kërkojnë të krijojnë një situatë të tillë për t’i ushtruar presion drejtuesve të LSI-së në institucione të ndryshme. Ky rasti i sotëm me z. Elez Gjoza është një hakmarrje e qartë ndaj z. Gjoza që është drejtues i Njësisë Administrative nr. 2 pasi vetëm një ditë më parë ka pasur një takim të jashtëzakonshëm në këtë zonë dhe ish ministri i Brendshëm, i cili për fatin tonë të keq e çoi Shqipërinë prapa me kanabisin dhe i shkatërroi ëndrrën mijëra të rinjve dhe të rejave kishte një takim me 50 veta. Takimi i LSI-së ka qenë spektakolar ku zonja të nderuara të shumta merrnin pjesë dhe nga ana tjetër ka qenë dështim total i kësaj partisë tjetër. Dhe kjo revoltë e PS-së bëri që sot të kishim këtë situatë. Unë shpreh keqardhjen për këtë situatë, pasi është gjëja më e turpshme që mund të ndodhë në një vend. Ky është një presion i qartë ndaj drejtuesve të LSI-së. Mendojnë se me këtë presion mund të trembin drejtuesit e LSI-së por harrojnë që forca e LSI-së nuk është thjesht një individ i vetëm por është forca e ekipit dhe e mijëra të rinjve në mbarë vendin që e përkrahin pa fund Lëvizjen Socialiste për Integrim për shkak të kauzave që LSI ka ngritur për rininë. Është politika që LSI ka ndjekur që prej themelimit të saj, një politikë bashkëpunuese, konstruktive, pro qytetarëve. Është një frymë pozitive që ekziston në favor të LSI-së, jo vetëm në Tiranë që është e jashtëzakonshme por edhe në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Ndaj ata janë totalisht të tmerruar nga situata në terren, janë totalisht të tmerruar nga situata e LSI-së dhe krijojnë këto situata që tentojnë t’i hedhin hi syve opinionit publik. Kjo gjë nuk na tremb, nuk na tremb për një arsye shumë të thjeshtë, sepse jemi më të vendosur se kurrë të fokusuar te qytetari, të fokusuar te politika e drejtpërdrejtë e LSI-së. Unë me keqardhje shoh që kjo fushatë për të dyja forcat e tjera nuk ka program politik. Del kryeministri aktual në takime dhe tregon barsoleta? Përse e bënë këtë? Për të tërhequr vëmendjen nga kaosi që ka krijuar për të tërhequr vëmendjen nga mungesa e një programi. Nuk ka një program real për rininë, për bujqësinë, për hapjen e vendeve të reja të punës. Nuk ka një program real sa i përket 25 qershorit dhe mandatit që vjen dhe në mungesë të atij programi tregon barsoleta, tregon histori me timon a thua se gjëja që shqetëson më shumë shqiptarët është se kush do të ketë timonin dhe jo përgjegjësitë që duhet të marrë për drejtimin e vendit. Pra kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm me njerëz jo seriozë, që po shkatërrojnë ëndrrat e mirë e mijëra të rinjve anembanë vendit dhe po e çojnë Shqipërinë në një drejtim të gabuar. Por LSI nuk ka për ta lejuar këtë gjë sepse mbështetja dhe përkrahja jonë është e jashtëzakonshme, jo vetëm në përkrahjen me votë që LSI-a ka kudo, por është e jashtëzakonshme për shkak të politikëbërjes dhe të qëndrimeve korrekte. LSI-a karakterizohet nga një besim i jashtëzakonshëm që ka në raport me qytetarët me një politikë transparente, një politikë koherente e cila gjithmonë i ka shërbyer qytetarit. Për fatin tonë, qoftë të keq qoftë të mirë ne i njohim të dyja partitë se si funksionojnë.
Ju keni qenë në pushtet katër vite me PD-në dhe katër vite me PS-në?
Unë nuk jam i ri në LSI, kam 12 vite që aderoj në këtë forcë politike, e mbaj mend shumë mirë në 2011-n fushatën elektorale për Bashkinë e Tiranës se si kryetari aktual i PD-së ishte i tmerruar për situatën dhe kërkonte gjithmonë mbështetjen dhe përkrahjen e LSI-së për të fituar Bashkinë e Tiranës dhe ne gjithmonë kemi qenë korrekt me koalicionin, kemi qenë korrekt në raport me ekipin që kemi qeverisur vendin, sepse në fund të fundit ajo që qëndron në themelin e LSI-së është korrektesa. Por nga ana tjetër ne shikojmë që kjo situatë që është krijuar ka një tendencë jo vetëm mosmirënjohjeje por një tendencë pabesie. Dhe pabesia nuk është në raport me LSI-së, por është në raport me qytetarët shqiptarë sepse sot asnjë nga këto dy parti nuk kanë në program konkret siç e ka LSI-ja që t’u ofrojë qytetarëve. Nuk e ka një program të vërtetë qeverisës dhe në mungesë të këtij programi në mungesë të këtij vizioni për të qeverisur vendin, ato krijojnë skena të tilla, krijojnë histori të tilla që të tërheqin vëmendjen nga fokusi kryesor.
Ju po thoni që nuk i trembeni situatës pasi keni mbështetje te njerëzit?
Ne nuk jemi frikësuar qysh në themelimin e LSI-së, edhe pse ishte një forcë e re në atë kohë. Nuk jemi frikësuar as në 2008-n me ndryshimet e famshme kushtetuese. Nuk jemi frikësuar sepse këtë raport e shikojmë si një marrëdhënie frike. Nuk jemi frikësuar sepse kemi besuar që kauza jonë ka qenë një kauzë e drejtë, në shërbim të qytetarëve shqiptarë, në shërbim të Shqipërisë për të zhvilluar proceset integruese të vendit. Dhe kështu rezultoi që ndryshimet kushtetuese që u bënë në 2008-n ishin në dëm të zhvillimit të vendit, sepse prodhoi këtë Parlament që po mbyllet në këtë legjislaturë dhe prodhoi këtë kaos në politikë për të cilën u kërkua ndihma e LSI-së për ta zgjidhur. Me LSI-në në këto vite politika shqiptare ka qenë koherente dhe në shërbim të stabilitetit të vendit.
Mbaj mend z. Rama që thoshte që është një aleancë strategjike, por nuk mori përgjigje pozitive nga z. Meta dhe LSI-a, apo jo?
LSI është totalisht e fokusuar në raportin e drejtpërdrejtë me qytetarët. Ajo çka na intereson në këto momente janë qytetarët, raporti i drejtpërdrejtë me ta. Janë ata që do të vendosin pas dy javësh me votën e tyre se kush do ta drejtojë vendin dhe pa diskutim që më 26 qershor në mëngjes do të jemi forcë e parë politike në vend sepse kemi besimin maksimal tek vota e qytetarit më 25 qershor.
Po ta shikoni, sondazhet iu japin deri në 20 deputetë...
Ti mendon nëse sondazhi real në terren do të ishte i tillë dhe këto dy forca politike nuk do të ndryshonin strategji? Po përse goditet LSI-a? Përse ushtrohet presion ndaj saj? Përse këto dy forca kryesore kanë dalë kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim? Dhe a e dini përse? Sepse LSI-a është në rritje të pandalshme, sepse ka mbështetjen e padiskutuar të qytetarëve shqiptarë.
A nuk mendoni se është qëllimi i të dy palëve, veçanërisht z. Rama ka qenë bipolarizimi i politikës dhe nuk ia ka dalë dot pa LSI-në...? Ka një frymë edhe në Evropë për të ndërtuar një sistem bipolar politik, sistemin amerikan ose atë britanik për shembull...
Për të krijuar këtë sistem, jo vetëm duhet të jenë shoqëri shumë të zhvilluara, kërkohen drejtues shumë vizionarë për ta bërë këtë gjë dhe asnjëri prej këtyre të dyve nuk është vizionar për ta bërë këtë gjë. Sepse mungesa e LSI-së në këtë situatë politike është mungesa e demokracisë në vend. LSI-a është garant i demokracisë, i zbatimit të Kushtetutës, por mbi të gjitha i ruajtjes së stabilitetit politik të vendit. Imagjinoni nëse LSI-a nuk do të ishte pjesë e qeverisë në këto katër vite se çfarë arrogance do të ekzistonte.
- Rama ka thënë që nuk kemi bërë aq shumë sa duhet sepse kemi pasur në prehër parti të vogla...
Këto janë retorika boshe që lëshohen në fushatë. Kam dëgjuar edhe ish-ministrin e Brendshëm që bën moral se si duhet të votojnë shqiptarët kur ndërkohë që është i vetmi që nuk mund të bëjë moral për votën, sepse në këto katër vite mbizotëron hashashi kudo. Mungesa e një boshti politik, mungesa e një kursi në politikëbërje në këto momente për këto dy parti vjen si pasojë e frikës që ata kanë për rritjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Të fundit
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22