Flash News

KRYESORE

Britani/ Tusk do të rekomandojë zgjatjen e Brexit, ndërsa Johnson merr një gjysmë fitore

Britani/ Tusk do të rekomandojë zgjatjen e Brexit, ndërsa Johnson

Britania e Madhe u drejtua sot në mbrëmje drejt një shtyrjeje të re të Brexit, pasi Presidenti i KE-së Donalt Tusk i doli kundër kryeministrit Boris Johnson dhe tha se do të rekomandonte që BE-ja të pranonte një kërkesë për ta shtyrë “divorcin” mes tyre.

Parlamentarët ia dorëzuan fatin e Brexit-it sërish unionit këtë mbrëmje pasi ata në fillim mbështetën marrëveshjen e kryeministrit, por më pas votuan kundër planit të tij për ta çuar në Dhomën e Ulët në vetëm tri ditë.

Johnson u tha deputetëve pas fitores se ai do të ndalte përpjekjet për të marrë miratimin marrëveshjes së tij nga kuvendi, ndërsa do të priste BE-në që të vendoste nëse do ta shtynte apo jo realizimin e Brexit-it.

Presidenti i Këshillit Evropian pas votimit të deputetëve shkroi në Twitter se do të propozonte shtyrjen e realizimit të Brexit, pasi nuk dëshironte që të klithe një tjetër dështim. Kjo bëri që deputetët të vendosnin kundër përshpejtimit të procedurave për ta votuar marrëveshjen e re në vetëm 3 ditë.

Të fundit