KRYESORE

Burg për dy bosat  shqiptarë të kokainës në Angli

Burg për dy bosat  shqiptarë të kokainës në Angli

Dy shqiptarë janë dënuar në Manchester të Anglisë, pasi akuzohen për shpërndarje dhe trafik kokaine. Gjykata ka dënuar me 5 vjet e dy muaj burg Berti Rukon, 29-vjeç si dhe me 4 vjet e tre muaj burg Artan Merkaj, 30-vjeç.

Ruko u shpall fajtor edhe sepse mbante dokumente të rreme identiteti; ai ishte arrestuar më parë në korrik 2015 në kuadrin e një hetimi për shpërndarjen e drogës në qendër të qytetit dhe ishte dëbuar nga Britania e Madhe, por kishte hyrë në vend ilegalisht.

Në kohën e arrestimit, telefoni i tij ishte konfiskuar dhe hetimet vërtetuan se telefoni i tij përdorej për trafikun e drogës.

“Hej shoku, jam pranë Schloss, më sill një g” (drogë)”, ishin disa nga përgjimet që i zbuluan trafikantët.

Po ashtu policia angleze zbuloi edhe një bllok ku mbanin shënim paratë dhe mallin që furnizonin, ku shitjet shkonin afro 30 mijë paund në javë.

Linku origjinal këtu

Të fundit