Ditari i Opozitës

Berisha: Takimet në Bruksel janë vetëm fillimi, krijuan një tërmet të madh në narkoshtetin e Ramës

Berisha: Takimet në Bruksel janë vetëm fillimi, krijuan një

Kreu i demokratëve, Sali Berisha deklaroi se takimet në Bruksel përbëjnë vetëm fillimin e një procesi të rëndësishëm, duke shkaktuar një “tërmet të madh” në narkoshtetin e Edi Ramës.

Ai theksoi se ky proces do të vijojë me përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare, qeverive mike dhe vetë shqiptarëve, në përpjekjet për rikthimin e votës së lirë në vend.

"Natyrisht Brukseli ishte dhe duhet të ishte, stacioni i parë dhe unë mendoj se, ato dy ditë në Bruksel krijuan një tërmet të madh në narkoshtetin, falangat e tij.

Kjo do të vazhdojë me të gjitha institucionet ndërkombëtare, do vazhdojë me të gjitha qeveritë e vendeve mike, do vazhdojë më pas me shqiptarët, për rikthimin e votës së lirë", tha Berisha.

 

Të fundit