Flash News

KRYESORE

Bushati nuk fsheh dashurinë për Athinën: Me Turqinë marrëdhënie strategjike

Bushati nuk fsheh dashurinë për Athinën: Me Turqinë

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një intervistë ekskluzive për televizionin grek “Antena” ditë më parë. Bushati gjatë intervistës nuk e ka fshehur afeksionin që ka për Greqinë por dhe marrëdhëniet strategjike që ka me Turqinë.

 “Kam studiuar në Greqi, kam kaluar një vit në Athinë dhe kam kujtime të mira nga Athina. Kam miq të mirë jo vetëm në politikë, por edhe në shoqërinë civile dhe akademike. Nuk kam studiuar në Turqi, por them se kemi gjithashtu marrëdhënie të mira dhe strategjike me Turqinë”, është shprehur Bushati.

Pjesë nga intervista:

Në Athinë dhe Shkup po zhvillohen debate në lidhje me emrin e Maqedonisë. Cila është pikpamja juaj dhe kë shihni si mundësinë më të mundshme të emrit?

Bushati: Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët që të ecin përpara për zgjidhje. Të dy vendet do të përfitojnë nga zgjidhja me kompromis në këtë drejtim dhe mendoj të njëjtën gjë për të gjithë rajonin.Ne i kushtojmë një kujdes të veçantë kësaj çështjeje pasi atje ka shqiptarë që jetojnë.

Publikime në vendin tuaj dhe në vende tjera shpesh i referohen rolit të shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, Maqedoni dhe në Greqi. I keni diskutuar këto çështje me z.Kotzias dhe cili ka qenë përfundimi?

Bushati: Pavarësisht se ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, ata kanë dëshmuar në të kaluarën se janë element vitalë të stabilitetit demokratik dhe perspektivës Euro-Atlantike në rajonin tonë. I vetmi frymëzim që shqiptarët kanë është i lidhur me këtë proces, me integrimet euro-atlantike. Nuk i takon qeverisë shqiptare të flasë për shembull për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës. Natyrisht, ne do të mirëprisnim dhe kërkojmë njohjen nga Greqia të Kosovës si shtet, sepse ne do ta shihnim këtë si një hap në drejtimin e duhur dhe si një investim për stabilitetin e rajonit tonë (fqinjëve tanë).

Të fundit