Flash News

KRYESORE

Çahet asfalti dhe shembet ura në Fushë-Krujë, 1500 familje të përmbytura

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut gjenda në Fushë-Krujë është shumë problematike. Lumi Derven a dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbyte për 1500 familje. Ndërkohë aksi Fushë- Krujë-Milot është I pamundur për tu kaluar pasi është çarë asfalti duke sjellë edhe shembjen e urës Drosë.

Mësohet se ura është shembur mbrëmjen e djeshme, kjo urë mundësonte lidhjen me katër qytete Fushë-Krujë, Milot, Mamurras dhe Laç.

Shkak i shembjes është bërë niveli i lartë nivelit të ujit të lumit, i cili është i rrëmbyeshëm, ndërkohë e ka ‘ndihmuar’ edhe amortizimi.

Tre lagje janë përmbytur nga reshjet e dendura, raporton “Neës 24”. Mësohet se uji ka hyrë në katet e para të banesave dhe njerëzit kanë hipur në katet e dyta në Fushë-Krujë. Është hera e dytë që qyteti i Fushë-Krujës përmbytet.

Në Derven dhe disa zona të tjera niveli i ujit ka arritur deri në 2 metra. Ka shumë familje që kërkojnë ndihmë. Vetëm në fshatin Feminë janë 50 familje që kërkojnë ndihmë. Ndërkohë, aksi Fushë Krujë-Vorë është i kalueshme me vështirësi. Sakaq, në shumë zona mungon energjia elektrike.

Të fundit