Flash News

KRYESORE

Çështja ‘Tahiri’/ Juristi Ledio Braho: Prokuroria do të “kapet” te shpërdorimi i detyrës”

10 marsi do të jetë ‘dita e së vërtetës’ për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi deri ne kete date, Prokuroria e Krimeve të Rënda’ duhet te kete dorezuar dosjen e plote në Gjykatë.

Tahiri do të përballet me 2 akuza të rënda, si: “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Shperdorim detyre i funksionarëve të lartë shtetërorë”. Megjithatë, juristi Ledio Braho parashikon se e vetmja akuzë për të cilën do Tahiri do te 'gozhdohet' nga organi akuzës është ‘Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë’.

“Sot po të jesh i dyshuar për vjedhje të energjisë apo ngjarje të makinës në gjendje të dehur, Prokuroria kërkon arrest me burg, ndërsa Tahiri hetohet në gjendje të lire. Nëse e gjithë çështja do të shfryhet në shpërdorim detyre, atëherë kjo është qesharake”, sqaroi Braho, i ftuar në studion e A2 News.

Neni 248 nga Kodi Penal i ndryshuar në vitin 2007 në lidhje me shpërdorimin e detyrës parashikon arrest me burg për të pandehurin dhe një gjobë të majme.

 

 

Të fundit