Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Çfarë ndodhi me të dënuarit në burgun e Shën Kollit teksa qelitë lëkundeshin nga tërmeti i 26 nëntorit
Nga dy godinat e burgut të Shënkollit, pas tërmetit të 26 nëntorit janë zhvendosur mbi 260 shtetas të dënuar apo të paraburgosur që prisnin procesin gjyqësor. Nga tërmeti muret janë dëmtuar dhe për këtë dyert janë hapur edhe për të dënuarit, në mënyrë që të shmangej rrezikimi i jetës së tyre.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ishte sot në burgun e Shënkollit, në Lezhë, ku ndër të tjera raportoi edhe se si autoritetet e këtij institucioni kishin reaguar menjëherë pas lëkundjeve të forta.
“Trupa policore e shërbimit ka hapur dyert e qelive dhe ka lëvizur të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit në fushat e ajrimit. Eshtë i rëndësishëm garantimi i jetës së tyre në institucion", tregoi Gjovalin Tuci, efektiv në burgun e Shënkollit.
Ai theksoi se kjo është një procedurë që zbatohet në raste të tilla, duke përforcuar njëkohësisht edhe perimetrin e sigurisë.
Aktualisht, në burgun e Shënkollit qelitë nuk mbyllen me kyç për të bërë të mundur daljen e të dënuarve në rast se ka sërish lëkundje të tokës./tch