
Flash News
Vritet me armë zjarri 21-vjeçari në Ulëz
U mbyt duke shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit të anijes turistike
Me simbolin e shqiponjës, Torino prezanton blerjen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare
Zhdukja e Eraldo Muçit, zbardhet dëshmia e nënës së tij: Djali im ishte shok me Sançon
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar

Mira Kazhani, në një shkrim për “Tirana Post” shprehu opinionin e saj për Linda Rei, djalin shqiptar që u shndërrua në vajzë. Ndër të tjera, gazetarja theksonte se të jesh grua nuk do të thotë të kesh një vaginë, por gruaja është një zanat tjetër. Komenti i Mirës ngjalli reagimin e aktivistit të LGBT, Kristi Pinderit.
Ja çfarë shkruante Mira Kazhani:
"Këtë verë i thashë një miku, që ia çmoj mendjen brilante: “Ç'kanë që më sulmojnë? Jam e papërgatitur që të jem kaq e rëndësishme. Gazetaria është gjithçka që dua të bëj dhe si unë ka plot. A thua se jam ministre, deputete, drejtore doganash… Unë një copë portal kam! Pse nuk të sulmojnë ty, për shembull? Ti ke vila, historitë e jetës tënde, famë, ke pasur edhe pushtet, po kërkush s’merret me ty. Kanë nge të merren me një si unë, që jetoj me prindërit dhe më dhembin tëmthat duke u futur në shtëpi në majë të gishtave kur jam me vonesë mbrëmjeve”.
Miku i hatashëm u përgjigj pastër, qetë dhe hidhur: “Epo, ti je grua!”.
Dialogu me mikun e hatashëm m’u ndërmend sot, teksa për rastësi iu bashkova nënës time, që është fanse e “Rudinës” në Tv Klan. Të jem e ndershme, nuk e shihja, ndoshta prej vitesh, për shkak se ky nuk është një orar që më gjen në shtëpi. Sot ndodha dhe sa mirë.
Rudina ftoi një grua me një histori të veçantë. E lindur djalë por e ndjerë vajzë, Linda Rey, e cila të merr erzin (me shumë të drejtë), nëse e thërret transgjinorja Linda Rey. Linda, thjesht Linda!
Ishte një bisedë e vështirë për Rudinën dhe Lindën. Në fakt, për fajin e askujt. Nuk është faji i Rudinës pse disa terma në përgjithësi nuk i dimë a nuk jemi gati. Për dreq, shumica e bisedës derivoi tërë kohën në nevojën për një fjalor terminologjie sesa në historinë e Lindës, e cila qe e sjellshme, e sinqertë dhe u përpoqa ta pranoj bashkë me nënën time, që e ndiqte si e tulatur me buzët e mbledhura dhe vetullat gjithashtu!
Si shumë të tjerë, as unë nuk jam gati të them që nuk paragjykoj, por jam e gatshme të mësoj, të pranoj të ndryshmen, pa ngrysur ballin. Duhen kurse si ato të anglishtes, kur ishim të vegjël, si palestrat apo dietat sot, që të na ndihmojnë neve qenieve njerëzore të mësojmë të ndryshmen.
“Ti je bjonde”, -i tha Linda Rudinës. “Je, se kështu ke zgjedhur t’i lyesh flokët”.
Kështu pra, sipas Linda Rey, njeriu zgjedh vetë çfarë dëshiron të jetë në këtë botë me lehtësinë e një boje flokësh. E tha thjesht, me theks italian por vërtetësisht. Linda Rey kishte blerë një vaginë dhe ajo i ka dhënë një kuptim jetës dhe trupit.
Por, në fakt, që nga pajisja me të, në jetë të presin dhjetëra pengesa, njëjtë si me seksin tjetër, po gratë rrjedhimisht ca më shumë. Se di nëse do isha djalë a do kisha jetuar më mirë, a do i kisha njohur ata burra që shpesh vetëm mësojmë t’i duam pa u njohur, pa i njohur? A do kisha qarë e dhembur tëmthash duke u futur majë gishtash në shtëpi? Po injoroj të flas me sikure. Gjithsesi, ndryshimi dhemb. Të jesh ndryshe, qëllohesh. Jo prej vaginës, se ato vetëm këmbë nuk kanë në Tiranë. Nuk është pasja e saj e vetmja shenjë që ti je grua, Linda!
E kupton gjatë gjithë rrugës, që nga mrekullitë e ëmbla që të fal gjinia e bukur: krehja e kukullave me flokë të artë; shtrimi i tavolinës me krenari; bërja e kekut të parë; puthjes së parë; puthjes së fundit; kur lyen me rimel qerpikët në atë festën e parë; kur vesh taka; kur heq takat; kur merr lule; kur qan, se ai ka ikur; kur bën një bebe… e pafund e deri tek vrajat e pafundme kur dëshiron t’i ngjash gruas së fortë, që të mësojnë nënat shqiptare-mos u rrëzo-mos u dorëzo-mos kundërshto-mos u anko-mos u vono!
Pastaj vjen puna/karriera dhe zbret në realitet. Nëse nuk më besoni, ndizni televizorin tani. Numëroni sa burra ka studiove? Sa gra? Pastaj pyesni veten: Për cilin keni lexuar kur janë ndarë e kur janë pajtuar? Për kë dini më shumë? Do e merrni përgjigjen shpejt. Nëse jo, shoku im i hatashëm e thoshte hidhur:-epo ne jemi burra!
Kështu pra: Të jesh grua nuk mjafton vetëm të kesh një vaginë linda, e dashur Linda!"
Të fundit



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Korrik 2025, 08:25
Diell dhe reshje shiu, e mërkura me mot të paqëndrueshëm
9 Korrik 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2025, 07:52

Tabaku: Salianji mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri
8 Korrik 2025, 22:36


Sekretet për të shijuar verën si një ‘profesionist’
8 Korrik 2025, 21:45


Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Tym toksik dhe probleme të thella qeverisjeje
8 Korrik 2025, 21:13
Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e fabrikës së bakrit 'skuqin' lumin Fan
8 Korrik 2025, 21:07

Sondazh/ Si e vlerësoni ndërhyrjen e kryeministrit në pushtetin vendor?
8 Korrik 2025, 20:40
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
8 Korrik 2025, 20:24
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
8 Korrik 2025, 20:11
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani: Të hetohet në mënyrë të pavarur!
8 Korrik 2025, 20:06
Trump premton se SHBA-të do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë
8 Korrik 2025, 19:54

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni
8 Korrik 2025, 19:23
Rama akuzon qeverinë për bllokim të buxhetit: Janë prekur të gjitha shërbimet jetike
8 Korrik 2025, 19:10

Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare
8 Korrik 2025, 18:40

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione, por për vokacion
8 Korrik 2025, 18:23
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet Salianji
8 Korrik 2025, 18:16
Hyri në ujë për të shpëtuar dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër
8 Korrik 2025, 18:05
Salianji nga selia e PD: Çova para drejtësisë një trafikant droge
8 Korrik 2025, 18:03
Pas Fierit, Rama “zbarkon” në Durrës, priten shkarkime (video)
8 Korrik 2025, 17:53
VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit
8 Korrik 2025, 17:45

BE-ja miraton hapat përfundimtarë për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë
8 Korrik 2025, 17:43

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar
8 Korrik 2025, 17:19
Ndahet nga jeta aktori David Killick
8 Korrik 2025, 17:09
Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre
8 Korrik 2025, 17:01


I kërcënoi me shkarkime, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit
8 Korrik 2025, 16:39
Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi
8 Korrik 2025, 16:30

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës
8 Korrik 2025, 16:13

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA
8 Korrik 2025, 15:52

Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat!
8 Korrik 2025, 15:30

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, një i plagosur
8 Korrik 2025, 15:11
Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
8 Korrik 2025, 15:03


Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor, nga ushqimet
8 Korrik 2025, 14:29
VIDEO/ Shembet çatia e restorantit në Itali, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
8 Korrik 2025, 14:18
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn
8 Korrik 2025, 14:07

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik 2025, 13:31

Ohri në "listën e zezë" të UNESCO-s, Zhupa: Shuplakë për qeverinë shqiptare dhe AADF
8 Korrik 2025, 13:12

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Rama dhe Xhafa!
8 Korrik 2025, 13:00

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë
8 Korrik 2025, 12:44
Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00
8 Korrik 2025, 12:36
Shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë", dy avokatë tërhiqen nga procesi
8 Korrik 2025, 12:21
Gjykata e Fierit vendos lirimin me kusht të Ervin Salianjit
8 Korrik 2025, 12:15
Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet
8 Korrik 2025, 12:00


Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik 2025, 11:16
Nis sot faza e parë e aplikimit në universitete
8 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37
Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28



