Flash News

KRYESORE

Çifti i “Big Brother” që i rezistoi kohës, në pritje të fëmijës së dytë

Nëse do ktheheshim pas në kohë në të gjitha edicionet e “Big Brother Albania” kemi parasysh se i vetmi çift që i ka rezistuar kohës janë Neda me Ogrenin.

Megjithëse lidhja e tyre u komentua shumë si brenda ashtu dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother” sot Neda dhe Ogreni kanë krijuar një familje të shëndetshme dhe janë prindër të një djali. 

Serzhi shumë shpejt do të bëhet me një vëlla ose me një motër pasi Neda është shtatzënë. Ajo është shfaqur me barkun e rrumbullakosur në aktivitetin që Ambasada e Republikes së Kosovës në Tiranë, në kuadër të organizimeve me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë ka hapur ekspozitën personale të Eliza Hoxhës.

Të fundit