Flash News

KRYESORE

CNN: Biden bëri atë që duhej bërë për ta fituar debatin kundër Donald Trump

CNN: Biden bëri atë që duhej bërë për ta fituar

Pavarësisht të gjitha, historia do ta regjistrojë debatin e së martës mbrëma si fitore të Joe Biden, duke demonstruar një gjë të rëndësishme, se ai nuk është plakur.

Sipas CNN, gjatë 47 muajve të fundit, sjellja jo-korrekte, e padenjë e presidentit Donald Trump ka lodhur të gjithë kombin amerikan.

Amerikanët zgjohen çdo mëngjes duke menduar se çfarë lloj pretendimesh dhe fyerjesh të çuditshme ka publikuar në rrjetet sociale presidenti i tyre.

Edhe ata që pajtohen me shumë nga politikat e Trumpit, përfshirë republikanët, janë të lodhur dhe ofenduar nga sjellja jo e përshtatshme e Presidentit.

Detyra më e rëndësishme e Biden në debatin e mbrëmshëm ishte të demonstronte se ai është një alternativë e qetë, profesionale dhe plotësisht e shëndoshë kundrejt Trumpit.

Ai i tregoi qartë këto tipare ndërsa Trump ishte përçarës, ndërpreu të gjitha përpjekjet për diskutim racional.

Ky ishte debati i parë televiziv presidencial gjersa deri më 3 nëntor do të mbahen edhe dy të tjerë.

Të fundit